Thirrje për aplikim
Pozicion pune pranë PPNEA
Pozicioni: Oficer komunikimi dhe marrëdhënie me publikun (PR)
PPNEA kërkon të punësojë një oficer komunikimi duke filluar nga shkurt 2022.
Përgjegjësitë dhe detyrat:
- Të angazhohet si përgjegjës komunikimi dhe për marrëdheniet me publikun dhe mediat (PR) në organizatë
- Të kontrollojë dhe menaxhojë adresat e kontaktit të PPNEA
- Të mirëmbajë dhe përditësojë faqet elektronike të PPNEA: ppnea.org ; www.naturetouralbania.info; dhe www.syrigjelber.info dhe rrjetet sociale Facebook, Instagram, Twitter, YouTube, LinkedIn.
- Të menaxhojë, katalogizojë dhe shpërndajë në mënyrë të rregullt korrespondencën postare të PPNEA;
- Të hartojë, zhvillojë një plan komunikimi vjetor duke përfshirë planet strategjike të projekteve përkatëse në përputhje me Planifikimin Strategjik të PPNEA 2022-2027.
- Të sigurohet që aktivitetet e PPNEA të pasqyrohen në media në kohë dhe të kenë impakt maksimal vizibiliteti;
- Mirëmbajtja e databazës, listës së kontakteve të mediave, krijimi i kontakteve të reja si dhe të ndihmojë në rritjen e prezencës së PPNEA në media.
- Të angazhohet në shkrimin, editimin, përpunimin e njoftimeve për shtyp, artikujve, materialeve të komunikimit, historive me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe influencimin e opinionit publik, si dhe të jetë i gatshëm të organizojë dhe jap intervista me media të ndryshme.
- Të monitorojë e të vleresojë mbulimin e këtyre aktiviteteve në media përfshirë dhe rrjetet sociale).
- Të marrë pjesë dhe ndihmojë në organizimin e eventeve, takimeve, konferencave të ndryshme për nevojat e PPNEA.
- Të hartojë fushata të ndryshme ndërgjegjësimi me përmbajtje inovative dhe bashkëkohore.
- Të ndihmojë në identifikimin e kanaleve të reja bashkëkohore të komunikimit për të rritur vizibilitetin, impaktin dhe rezultatet e programeve të PPNEA.
- Të mirëmbajë kontaktet me rrjetet e komunikimit, të krijojë rrjete dhe kontakte me gazetarë si dhe të ndihmojë në rritjen e prezencës së PPNEA në media.
- Të takohet rregullisht me menaxherët e projekteve dhe stafin e PPNEA, të marrë pjesë në aktivitetet e kërkuara si dhe të hartojë raporte vjetore për aktivitetet përkatëse.
Kriteret të cilat duhet të plotësojnë kandidatët që do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje:
- Të jetë i/e diplomuar në fusha të profileve të komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun ose në fusha mjedisore por me kualifikime apo trajnime të mëtejshme në komunikim dhe marrëdhënie me publikun.
- Të jetë i/e disponueshëm për punë me kohë të plotë (40 orë pune/javë).
- Të ketë njohuri të shkëlqyera në komunikimin dhe shkrimin e gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze (për gjuhën angleze do të kërkohet dëshmi kualifikimi si TOEFL, IELTS, etc.).
- Të jetë përdorues i mirë i të paktën një prej programeve Adobe Ilustrator / Lightroom ose programe ekuivalente me to.
- Të ketë aftësi të avancuara kompjuterike në menaxhimin e faqeve të internetit si edhe prodhimin e videove dhe materialeve multi-mediatike.
- Të ketë cilësi të mira personale që lidhen me punën në grup. Të jetë në gjendje të zbatojë një standard të lartë sjellje dhe komunikimi në ambientin e punës dhe në gjithë hapësirën profesionale të lidhur me të.
- Të ketë iniciativë vetjake dhe gatishmëri për të rritur kapacitet profesionale.
- Kandidatët me eksperienca të mëparshme pune me tematika mjedisore do të kenë përparësi përzgjedhjeje.
- Niveli i pagës për këtë pozicion është në rangun e kategorive IV-a ose III-b të nënpunësve civilë, në varësi të eksperiencës së punës dhe kualifikimeve të kandidatit.
Kandidatët të cilët plotësojnë kriteret mësipërme janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre në formë elektronike në adresën [email protected]. Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentat e listuara më poshtë:
- Vërtetime të kualifikimeve profesionale (Diploma, çertifikata) që dëshmojnë aftësitë në komunikim, aftësitë kompjuterike të zotërimit të software-ve dhe aftësitë e zotërimit të gjuhës angleze.
- Letër interesi, ku të shprehet qartë se kandidati plotëson kriteret e kërkuara dhe motivimi për të aplikuar në këtë pozicion. Letra e interesit mund të jetë deri në 2 faqe A4 dhe shkruar me shkrim “Times New Roman” të madhësisë “12”. Letra e interesit duhet dërguar në gjuhën shqipe dhe atë angleze.
- Letra reference nga punëdhënës apo supervizorë të mëparshëm.
Afati i fundit i aplikimit është data 10 janar 2022. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen nga PPNEA. Nëse nuk merrni nje mesazh konfirmues nga PPNEA për intervistë brenda datës 17 Janar 2022, nuk jeni përzgjedhur për vlerësim të mëtejshëm në këtë pozicion. Kandidatët duhet të jenë të disponueshëm për zhvillim intervistash.