Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Bregdetit (AKB) dhe Komunën Qendër – Vlorë, falë mbështetjes financiare të Fondit të Partneritetit për Ekosistement e Kërcënuara (CEPF), bënë të mundur ndërtimin dhe hapjen e Zyrës së Turizimit në zonën e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë – Nartë. Zyra qendron e hapur që prej datës 1 Korrik 2015, dhe do të operojë përgjatë gjithë sezonit turistik. Zyra e turizmit në Nartë, aktualisht përfaqëson zyrën e vetme të këtij lloji në rrethin e Vlorës. Kjo zyrë, e vendosur në një pozicion mjaft të favorshëm, buzë rrugës kryesore Vlorë-Nartë-Zvërnec, do t’u shërbejë në radhë të parë turistëve të huaj dhe atyre vendas në dhënien e një inforacioni profesional turistik, bizneseve të shumta të turizmit në zonë për promovimin e tyre, agjentëve të ndryshëm të turizmit për reklamimin e produkteve të tyre, si dhe kumunitetit vendas për promovimin e vlerave turistike të zonës dhe produkteve lokale.
Share this post