Falë mbështetjes financiare të Fondit të Partneritetit për Ekosistemet Kritike (CEPF) në kuadër të projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave” 10 shtëpi të reja të turizmit familjar do të jenë të hapura për turistët përgjatë gjithë vitit në Zonën e Nartës dhe atë të Gjirit të Vlorës – Karaburun.Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror Vlorë (PPNEV) në bashkëpunim me shoqatën “Flag pine” nëpërmjet një mikro-granti të dhënë nga PPNEA në kuadër të projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave” po punojnë për kthimin e 5 shtëpive të zakonshme në fshatin Zvërnec dhe 5 shtëpive të tjera në fshatin Dukat në shtëpi të turizmit familjar. Kënga tradicionale polifonike gjithashtu jehoi në këtë aktivitet. Për më shumë ju lutem shihni fotot, ndërsa për akoma më shumë mund të vizitoni shtëpitë e turizmit familjar. Informacioni mbi to do të publikohet së shpejti.
Share this post