Shoqata “SEEP” në bashkëpunim me shoqatën “Ekolevizja” po zbatojnë një projekt të titulluar “Zvhillimi i zhytjes si aktivitet turistik i qendrueshëm”. Granti për këtë projekt është mundësuar nga PPNEA në kuadër të projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave” financuar nga Fondi i Partneritetit për Ekosistement e Kërcënuara” (CEPF). Bregdeti Shqiptar i jugut mbart mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e zhytjes si aktivitet i qendrueshëm turistik dhe ekonomik. Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të zhvillojë zhytjen si një aktivitet i qendrueshëm turistik dhe ekonomik përgjatë bregdetit Shqiptar të jugut. Në veçanti, përgjatë këtij projekti do të trajnohen disa të rinj në mënyrë që të mund të shërbejnë si guida për turizmin e zhytjes si dhe do të përgatiten “Hartat e Zhytjes” si dhe Guida e Zhytjes në Bregdetin e jugut të Shqipërisë”.
Share this post