Revista e turizmit “Travel” në numurin e saj të vjeshtës 2015, i dedikon një hapësirë të veçantë Parkut Kombëtar të Butrinit, duke nxjerrë në pah vlerat e rralla natyrore të kësaj zone, sikurse nuk është bërë pothuajse kurrë më parë nga agjensitë apo operatorët e turizmit në Shqipëri. Sigurisht që Butrinti është një ndër zonat më të njohura në nivel ndërkombëtar, përshkak të vlerave të rralla arkeologjike, por ky është vetëm njëri prej thesarve të Butrintit, thesari tjetër është padyshim natyra. Butrinit është një ndër zonat më të dalluara në Shqipëri përsa i përket pasurive natyrore, ku në një sipërfaqe të vogël, gërshetohen një larmi habitatesh natyrore të cilat mbajnë një diversitet shumë të lartë biologjik, ç’ka e bën Parkun Kombëtar të Butrintit një prej zonave më atraktive në Shqipëri për turistët e natyrës, dhe një prej zonave me mundësi më të lartë zhvillimi të këtij lloj turizmi. Për të mësuar më shumë mbi raritet natyrore të Butrintit, ju ftojmë të lexoni numrin e vjeshtës së revistës së turizmit “Travel”. Kjo nismë mbështetet nga PPNEA përmes projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave” financuar nga CEPF.
Ndajeni këtë post