Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve (BSPB), në kuadër të projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave” mbështetur financiarisht nga Fondi i Partneriteit për Ekosistemet e Rrezikuara (CEPF) organizuan një udhëtim studimor në zonën e bregdetare të Burgasit, në Bullgari, prej datës 24-29 Gusht. Në këtë zonë gjenden ligatinat e Burgasit, një pjesë e të cilave mbart statusin “Natyra 2000” dhe zonë Ramsar, dhe përfaqëson koridorin më të rëndësishm në Bullgari për shpendët shtegtues. Gjatë këtij udhëtimi, përfaqësues nga grupe të interesit nga vendi ynë, si: Ministria e Turizmit, Agjensia Kombëtare e Turizmit, Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Parku Kombëtar Butrint, organizata loke etj, patën mundësinë të prezantohen në të njëjtën kohë me modele të susksesshme të përdorimit të qëndrueshëm të resurseve natyore, po ashtu edhe me plane zhvillimi të paqëndrueshme të cilat kanë tjetërsuar mjediset natyrore, duke eroduar në të njëjtën kohë edhe mundësitë e zhvillimit social-ekonomik të komuniteteve përreth. Vendi ynë është prej vitesh në një dinamikë zhvillimi, dhe qëndron tejet e rëndësishme për ne, të mësojmë nga përvoja e vendeve të tjera, me qëllim që të zgjedhim modelin më të mirë dhe të sprovuar, për zvhillimin afatgjatë të mjedisit tonë të mrekullueshëm natyror.
Ndajeni këtë post