Qendra për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), në partneritet me partnerin bullgar BirdLife, Shoqatën Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve (BSPB) filloi zbatimin e fazës së dytë të projektit “Toka e Shqiponjave dhe Kështjellave” me titull të plotë “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave: Menaxhimi i Integruar i Biodiversitetet në Zonat Bregdetare në Shqipëri”.
Kjo fazë e dytë e projektit financohet gjithashtu nga Fondi i Partneritetit për Ekosistemet e Kërcënuara (CEPF), që është një iniciativë e përbashkët e Agjencisë Franceze të Zhvillimit, Conservation International, Bashkimit Evropian, Fondit Global për Mjedisin, Qeverisë Japoneze, Fondacionit MacArthur dhe Bankës Botërore.
Ky projet është në përputhje me Drjetimin Strategjik 1 të CEPF: Mbështetja e shoqërisë civile për angazhimin e palëve të interesuara në demonstrimin e qasjeve të integruara për ruajtjen e biodiversitetit në zonat bregdetare.
Veprimet tona adresojnë tre prioritetet e investimit të këtij drejtimi strategjik si më poshtë:
1.1 Angazhimi i aktorëve lokalë në veprimet e ruajtjes që adresojnë kërcënimet ndaj elementëve kryesorë të biodiversitetit në fushat prioritare të biodiversitetit në zonën bregdetare.
1.2 Angazhimi i aktorëve të sektorit privat për të adoptuar praktika të qëndrueshme që sjellin ndikime pozitive për ruajtjen e zonave bregdetare të përzgjedhura si Zona Kyç (ZKB) për Biodiversitetin.
1.3 Mbështetja e shoqërisë civile për t’u angazhuar me qeveritë vendore ose kombëtare për të integruar ruajtjen e biodiversitetit në menaxhimin e integruar të zonave bregdetare, përdorimin e tokës dhe procesin e planifikimit të zhvillimit.
Projekti është përqendruar në dy ZKB të identifikuara përgjatë bregut shqiptar sikurse janë: zona Vjosë-Nartë (ALB24) dhe zona e gjirit të Sarandës – Parku Kombëtar i Butrintit (ALB 04).
Kohëzgjatja e projektit është 34 muaj duke filluar nga 1 marsi 2019.
Buxheti i përgjithshëm i projektit është 203003 USD nga të cilat 166 503 USD financohet nga CEPF dhe pjesa tjetër nga përfituesit e projektit PPNEA dhe BSPB.
Për më shumë informacion rreth projektit, kërkesave për bashkëpunim dhe sinergji, ju lutemi na kontaktoni në:
[email protected]; [email protected]; +355 (4) 2256257; www.naturetouralbania.info; www.ppnea.org