Nën mbështetjen e projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave”, financuar nga Fondi i Partneritetit për Ekosistemet e Kërcënuara (CEPF) dhe zbatuar nga PPNEA në partneritet me Shoqatën Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve (BSPB), infrastrukturë e re u vendos në Parkun Kombëtar Butrint, me qëllim zhvillimin e turizmit natyror. Më konkretisht infrastruktura e ndërtuar, konsiston në vendosjen e tabelave informative në të gjitha hyrjet kryesore të parkut, dhe ndërtimin e një kulle për kundrimin e shpendëve. Kjo infrastrukturë i shërben komunitetit vendas si mjet informimi mbi egzistencën, vlerat dhe kufijtë e Parkut Kombëtar, si dhe turistëve të shumtë në këtë zonë. Kjo është infrastruktura e parë e këtij lloji e vendosur jashtë zonës së Parkut Arkeologjik të Butrintit. Kjo nismë u realizua në bashkëpunim të ngushtë me autoritetin e Parkut Butrint, Agjensisë Kombëtare të Bregdetit (AKB) dhe Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM).