“Sjellësi i Pranverës”, ky është titulli i një afresku gjigand (rreth 400 m2), realizuar në hyrje të shëtitores kryesore të qytetit të Vlorës, me qëllim promovimin e vlerave natyrore e turistike të kësaj zone. Ky afresk, i inaguruar në prag të sezonit turistik, u realizua nga PPNEA dhe BSPB në kuadër të projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave”, nën mbështetjen mbreslënëse të Bashkisë Vlorë dhe banorëve të nderuar të ndërtesës ku u realizua punimi. Një falenderim i veçantë shkon për artistët Bullgarë të grupit “140 idetë”, dhe për z. Selim Haskoçelaj dhe z.Admir Idrizaj, qytetarë të dalluar të Vlorës, të cilët dhanë një ndihmesë thelbësore në realizmin e kësaj vepre. Në qëndër të muralit qëndron specia e rrezikuar në mënyrë kritike e Kalit të Qyqes, i cili fluturon mbi këtë rajon duke shkrirë borën e bardhë dhe duke nxjerrë në dritë, qilimin plot ngjyra të qytetit të Vlorës si dhe duke simbolizuar larmine e elementëve turistik dhe natyrorë të qytetit. Në kurrizin e kalit të qyqes qëndron qyqja, kjo për të trguar legjendën nga edhe erdhi emri i “Kalit të Qyqes”.
Ndajeni këtë post