Përfundoi shënimi i dy shtigjeve të para eko-turistike në zonën e Parkut Kombëtar Butrint. Tashmë vizitorët e shumtë të kësaj zone, do të mund të njihen dhe shkelin këto shtigje, për të shijuar natyrën e virgjër, larminë e llojeve të faunës, dhe peizazhet e mrekullueshme si këto në foto. Kjo nismë u mundësua nga PPNEA, në kuadër të projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave”, me mbështetjen e AdZM Vlorë dhe ZMK të Parkut Butrint.
Ndajeni këtë post