Sot në emisionin “Wake Up” në Top-Channel, u fol për shpellat, si habitate mjedisorë tejet të ndjeshëm, të cilat mbartin gjithashtu vlera të larta të trashëgimisë, historike e kulturore. Shpellat përbëjnë gjithashtu, atraksione të mirfillta turistike, dhe si të tilla vizitohen nga shumë turistë. Megjithatë zhvillimi i turizmit të shpellave duhet të kryhet në një mënyrë tejet të kujdesshme, marrë për bazë ndjeshmërinë e lartë mjedisore tëkëtyre habitateve. Fatkeqsisht në vendin tonë, shpellat kanë qenë ndër habitatet më të dëmtuara nga ndikimi i njeriut. Për këtë arsye, PPNEA në kuadër të projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave”, u ka kushtuar një vëmendje të veçantë studimit dhe ruajtjes së shpellave në zonën e Karaburunit, falë mbështetjes dhe punës së shkëlqyer të realizuar nga shoqata vendase “Pisha Flamur” dhe AdZM e Vlorës. Një numër total prej 13 shpellash janë identifikuar në zonë, prej të cilave ekspertët vendosën që vetëm 8 prej tyre mund të promovohen për qëllime turistike, ndërsa 5 shpellat e tjera janë vlrësuar si habitate tejet të ndjeshëm të cilat kërkojnë studime të mëtejshme.