Pas shënimit të shtigjeve në Parkun Kombëtar Butrint, tashmë përfundoi edhe shënimi i dy shtigjeve të para eko-turistike në zonën e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë, me një gjatësi prej rreth 20 km. Tashmë asnjë prej vizitorëve dhe turistëve nuk do të mundohet për të gjetur shtegun e duhur të paktën në pyllin e Poros, i cili pa shenjat përkatëse, ka qenë një labirinth i vërtetë. Këto shtigje ofrojnë larmi të faunës së egër dhe piezazhe të mrekullueshme natyrore si këto në foto. Kjo nismë u mundësua nga PPNEA, në kuadër të projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave”, me mbështetjen e AdZM Vlorë.
Ndajeni këtë post