Nga Vend në Destinacion. Në datë 4 dhjetor 2015, PPNEA dhe Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve (BSPB) – BirdLife Bulgaria, zhvilluan seminarin mbi krijimin e markave turistike për të tre zonat ku zbatohet projekti “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave” mbështetur financiarisht nga CEPF. Ky seminar u zhvillua nën ekspertizën e një prej kompanive më të mëdha dhe më të suskseshme në fushën e komunikimit në Bullgari, dhe me pjesëmarrjen e aktorëve kyç të secilës zonë. Zonat me vlera të larta natyrore përgjatë bregdetit Shqiptar, gëzojnë mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm natyror me përfshirjen e komunitetit. Zhvillimi i këtij lloj turizmi konsiderohet sot, si një prej mënyrave më efektive të ruajtjes dhe mirëmenaxhimit afatgjatë të këtyre zonave. Zhvillimi dhe promovimi i markave të turizmit për këto zona do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e numrit të vizitorëve dhe rrjedhimisht do të sigurojë përfitime social-ekonomike për banorët e zonës.
Ndajeni këtë post