Revista TRAVEL Albania në bashkpunim me PPNEA-në, falë mbështetjes së projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave” financuar nga Fondi i Partneritetit për Ekosistemet e Kërcënuara (CEPF), do të promovojë përgjatë këtij viti mundësitë e dalluara që ofron vëndi ynë kundrejt turizmit natyror, në veçanti për Kundrimin e Shpendëve si një aktivitet i ri turistik për të cilin Shqipëria ofron mundësi të shkëlqyera, duke marrë për bazë larmishmërinë e llojve dhe numrin e konsiderueshëm të zonave me prani të lartë shpendësh. Në vëndin tonë, deri më tani është regjistruar një numër prej 354 lloje shpendësh, megjithatë përgjatë viteve të fundit prezenca e llojeve të reja është vërejtur. Përshkak të karkteristikave të relievit dhe shumëllojshmërisë të habitateve në një sipërfaqe të vogël, nga niveli i detit në malet e larta dhe shkëmbinjtë, Shqipëria ofron një numër të lartë zonash ku “me një rrutullim” mund të shihet një numur i madh llojesh (rrëmbenjës, shpendë uji, shpendë këndonjës etj). Për të zbuluar këto zona, lexoni numrat e këtij viti të revistës TRAVEL Albania.