“Udhëzuesi i Shpendëve të Shqipërisë”, promovohet edhe në rubrikën e mirënjohur “Vitrina e Librit” në televizionin Top-Channel. Botimi i këtij libri, është një arritje e rëndësishme, nëpërmjet së cilës PPNEA kërkon të nxisë njohjen, kundrimin dhe ruajtjen e shpendëve në Shqipëri. Por ky është thjesht, vetëm fillimi)! Së shpejti, PPNEA do të prezantojë dhe zhvillojë një prej projekteve më ambicioze që është realizuar ndonjëherë në Shqipëri, të dedikuar 100 % në qëllimin e përgatitjes së ornitologëve të rinj.