PPNEA, në partneritet me Shoqatën Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve (BSPB), BirdLIfe Bullgari, filluan programin për monitorimin e shpendëve folezues në zonat: (a) Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë, (b) Gjiri i Vlorës – Karaburun –Mali i Çikës dhe (c) në zonën e Parkut Kombëtar Butrint. Përgjatë katër ditëve të fundit, grupi i monitorimit, ka realizuar vizitën e parë në zonën “b”, ku u monitorouan habitatet kryesore të kësaj zone, si ato: ligatinore, detare, kodrinore, pyjore-malore, si dhe hapësirat bujqësore. Më tej, u zhvillua dhe një monitorim i rrëmbenjësve të natës në zonën e Parkut Kombëtar të Llogarasë. Një numër total prej 85 llojesh (folezues dhe shtegtarë) u vërejt gjatë kësaj vizite të parë. Ndër vëzhgimet më interesante mund të pëmenden ato të Çafkës së gjedhit në lagunën e Orikumit (e cila u vërejt sërish sot në lumin Drino në afërsi të Gjirokastrës), Shqiponjës peshkngrënëse, Karabullakut të detit, Lajmëtarit të madh të furtunës, Shqiponjës së malit etj. Grumbullimi i të dhënave solide për praninë e llojeve, përbën një ndër elementët primarë dhe më thelbësorë të konservimit, si dhe i shërben institucioneve dhe grupeve te ndryshme të interesit për mirëmenaxhimin e sipërfaqeve natyrore, si dhe përgatitjen e dokumentave të rëndësishëm, si atlasi i shpendëve etj. Ky program mbështet nga projekti “Toka e Kështjellave dhe Shqionjave”, financuar nga CEPF.
Ndajeni këtë post