Vrasja e kafshëve të egra në Shqipëri me motiv ballcamimin e tyre për dekorimin e mjediseve të ndryshme private të shërbimit vazhdon të mbetet një fenomen mjaft i përhapur në vend. Ky fenomen është shkak i pamohueshëm për përkeqësimin e popullatave të llojeve të ndryshme të faunës, kryesisht llojeve të mbrojtur. PPNEA ka nisur një fushatë informuese dhe ndërgjegjësuese kundër kësaj paligjësie që dekoron shëmtuar mjediset e shërbimit turistik duke krijuar një imazh të tmerrshëm për vendin, vecanërisht kundrejt turistëve të huaj. Shembullin e parë të ndërgjegjësimit e dhanë “Bar Edi” në Orikum dhe “Bar Restorant Kapiteni” në Sarandë duke zëvendësuar shpendët e balsamosur me piktura. Kjo nismë realizohet falë mbështetjes së CEPF, BSPB, Fondacionit ACE dhe AdRZM Vlorë.
Ndajeni këtë post