PPNEA organizoi në 15 nëntor seminarin e parë pjesëmarrës në Zonën kryesore të Biodiversitetit të Lagunës së Nartës. Ky event është pjesë e një projekti të CEPF, “Toka e Shqiponjave dhe Kështjellave”: Model Pilot për Turizmin e Qëndrueshëm për Bregdetin Adriatik Shqiptar, i implementuar nga PPNEA. Seminari përfshiu më shumë se 30 pjesëmarrës të interesuar, përfaqësues të institucioneve të ndryshëm qeveritar lokal dhe rajonal, joqeveritar dhe grupe të tjera të interesit. Përmes këtij seminari, palët e interesuara u njohën me detajet e projektit dhe konceptet mbi përfitimet socio-ekonomike që vijnë nga ruajtja e natyrës. Për më tepër, një seancë për mbledhjen e të dhënave përmes vlerësimit të shpejtë të njohurive lokale u zhvillua duke përdorur metoda të ndryshme pjesëmarrëse. Përfshirja e pjesëmarrësve ishte e lartë dhe ata shprehën angazhimin e tyre për të dhënë kontribut të vazhdueshëm për të arritur objektivat e projektit. Aktiviteti gjithashtu është bërë i njohur dhe ndjekur nga media lokale.