Medisorët e Butrintit, krahas zhvillimit të aktiviteteve të shumta edukuese dhe ndërgjegjësuese për ruajtjen e natyrës, mbarëvajtjen e nismës për riciklimin e plastikës, mbjelljen e pemëve, zhvillimin e eventeve artistike me temë ruajtjen e mjedisit etj, tashmë kanë edhe revistën e tyre, të tilluar “Mjedisorët e Butrintit”. Qëllimi i kësaj reviste është të nxjerrë në pah vlerat e jashtëzakonshme natyrore të zonës së Parkut Kombëtar Butrint, të nxisë krijimtarinë e nxënësve të shkollave të zonës, dhe të kultivojë tek ta dashurinë dhe respektin për natyrën. Një falenderim i merituar, për këto nisma të mira në zonë shkon për Shoqata Jona – Sarandë, Autoritetin e Parkut Kombëtar Butrint, dhe mjedisorin e apasionuar Z. Kristo kauri, i cili vullnetarisht ka dhënë kontributin e tij në këto nisma. Ky aktivitet mëbështet nga PPNEA, në kuadër të projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave”.
Ndajeni këtë post