Tashmë vizitorët e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë – Nartë, do të kenë një hartë si duhet, për një eksperiencë më të plotë në zbulimin e zonës. Kjo është harta e parë turistike që është prodhuar për këtë zonë. Nën qëllimin, për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm natyror, si mjet domethënës për menaxhimin e qëndrueshëm të zonave me vlera të larta natyrore, PPNEA do të vazhdojë përgatitjen e paketave informative për turizmin natyror, edhe për zona të tjera të vendit. Kjo hartë u realizua falë mbështetjes së projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave” financuar nga CEPF.