Këto ditë të fund tetorit, kërkuesit e PPNEA-së, janë takuar me barinj dhe blektorë të ndryshëm në zonën Dropullit dhe të Zagorisë, në qarkun e Gjirokastrës. Qëllimi i këtyre ekspeditave është të mësohet më shumë mbi kërcënimet që i kanosen Kalit të qyqes në Shqipëri, këtij lloji shumë të rrallë të avifaunës sonë, që që gjendet i kërcënuar egërsisht nga zhdukja, me një popullatë prej vetëm 6 çiftesh, në të gjithë territorin e vendit. Nga bisedat me barinjtë, në stanet e Malit të Gjerë, Malit të Lunxhërisë dhe Fushës së Çajupit, territore në të cilat ky lloj ushqehet, u përftuan infromacione të vlefshme dhe të besueshme, të cilat do të ndihmojnë në qartësimin e kërcënimeve që ky lloj has në Shqipëri. Ekspeditat do të vazhdojnë, duke mbuluar të gjitha territoret e ushqimit të Kalit të qyqes në vendin tonë. Një falenderim i veçantë shkon për AdRZM Gjirokastër, të cilët ndihmuan në lehtësimin e punës
Ndajeni këtë post