Zhvillohet ekspedita e dytë për monitorimin e shpendëve folezues, në Parkun Kombëtar Butrint, Gjirin Vlorës – Karaburun – Mali i Cikës, Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë.
Gjatë një periudhe 10 ditore, 4 ornitologë profesionistë nga BSPB, të mbështetur nga kërkuesit e terrenit dhe bashkëpunëtorët lokalë të PPNEA-së, realizuan ekspeditën e dytë për monitorimin e shpendëve folezues në të tre zonat ku zbatohet projekti “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave”, mbështetur financiarisht nga CEPF. Në këtë ekspeditë, u vizituan dhe habitate shumë të vështira për t’i arritur (sikurse është Maja e Cikës), në mënyrë që të përftohet një kontroll sa më i plotë i territorit. Observime tejet interesane u përftuan. Të dhënat e grumbulluara kanë një besueshmëri të lartë dhe do të vihen në dispozicion të institucioneve si dhe të gjithë individeve të interesuar. Raportet do të mund të shkarkohen së shpejti nga faqja në internet e PPNEA-së. Këto të dhëna do të përdoren gjithashtu për hartimin e Atlasit Evropian të Shpendëve Folezues (EBBA2), më tej eventualisht edhe për atlasin e shpendëve të Shqipërisë.