Në revistën Sllovene të Ornitologjisë “Acrocephalus” është botuar së fundmi një artikull i ri mbi avifaunën folezuese në zonën e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë. Ky studim, përfaqëson një kontribut në fushën e ornitologjisë në Shqipëri, si dhe një piknisje për monitorimin afatgjatë të cilësisë së ekosistemit ose efikasitetit të veprimeve menaxhuese. Studimi është realizuar nëpërmjet punës së përbashkët të ornitologëve të PPNEA-së dhe Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve (BSPB)/BirdLife Bullgari, falë mbështetjes së CEPF nëpërmjet projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave”.
http://bit.ly/2RSIEWd