Bizneset e qytetit turistik të Sarandës treguan sot një sensibilizim dhe përkrahje të admirueshme për nismën e tonë kundër vrasjes së paligjshme të kafshëve të egra për arsye balsamimi. Qytetarët e Sarandës, pasi mësuan mbi ndikimin që ky fenomen ka në faunën e egër vendosën të heqin kafshët e balsamosura nga bizneset e tyre dhe të japin shembullin mbresëlënës të ndërgjegjesimit qytetar. Mirnjohje dhe falënderim i vecantë për pronarët e “Bar Xha Kujtimi”, “Bar Vrioni”, “Bar Restorant Beqo”, “Dyqani i elektroshtëpiakeve Pasho” dhe “Butique Louis”. Një falënderim tjetër i përzemërt shkon për kolegët tanë të Sarandës Znj.Lumturi Xhani, Znj. Violeta Shehu dhe Znj. Nikoleta Zhupa të cilat ndihmuan me shume përkushtim në këtë kauzë. Kjo nismë u mbështet nga CEPF, ACE Foundation, BSPB dhe Shoqata Jona Sarandë.
Ndajeni këtë post